• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Albumi i ri i Loredanës ka një surprizë, këngëtarja bën dedikimin special për Hanën

Loredana nuk ka munguar në faqet e mediave kohët e fundit. Ajo ka shkaktuar shumë zhurmë dhe ka treguar se pavarësisht çfarë thuhet për të mund të eci para për veten dhe familjen e saj, ku pjesa më e rëndësishme është Hana e vogël.
Reperja e famshme është parë të publikojë video në rrjetet sociale të saj, ku në sfond të tyre luhet një këngë në të cilën dëgjohet emri i Hanës, por artistja nuk konfirmoi nëse albumi i saj i ri do të kishte një këngë kushtuar vajzës. Të gjitha dyshimet u zhdukën në momentin kur Loredana publikoi titujt e këngëve të albumit të ri dhe kënga e parë kishte titullin “Hana”. Albumi i reperes po pritet me pa durim nga fansat e saj dhe kjo këngë do jetë një arsye më shumë.