• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Albumi është afër… por përse ndodhet Young Zerka në Greqi?

Prej disa ditësh në rrjete sociale kemi vënë re që këngëtari Young Zerka ndodhet në Greqi. Ai ka publikuar shpesh në “Instastories” e tij në Instagram momente nga qëndrimi i tij në Athinë. Zgjatja e kohës që ai po qëndron në kryeqytetin helen, duket se nuk ka shumë të bëjë me pushime, apo me koncerte. Ashtu siç ka paralajmëruar edhe më herët Zerka po përgatit albumin e tij dhe ka vendosur që disa prej klipeve në këto albume t’i xhiroj pikërisht në Greqi. Nuk është hera e parë që Zerka zgjedh vende të tilla për të xhiruar klipet e tij muzikore. Pritet që albumi më i fundit nga këngëtari të publikohet më 29 Nëntor, si një dhuratë për festat e Nëntorit nga Zerka për fansat e tij. Ai ka paralajmëruar se do ketë jo vetëm këngë solo, por edhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës. Madje gjatë intervistave të fundit Young Zerka ka lënë të kuptohet se do të dëshironte bashkëpunime me emra të njohur si reperin Capital T dhe reperen Tayna. Përveç këngëve solo , Young Zerka shquhet edhe për bashkëpunime shumë të suksesshme me emra si Aurela Gaçe, Alban Skënderaj, Ronela Hajati, Ledri Vula etj. /revistawho.com