• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Albërije Hadërgjonaj pendohet për ndërhyrjet plastike: Po të kisha hundën time…

Ajo është një prej artisteve që e dashuron muzikën dhe shfaqet gjithmonë pa komplekse përpara publikut.
E akuzuar shpesh për ndërhyrje kirurgjikale, Albërije Hadërgjonaj ka treguar se është penduar që ka operuar hundën.
E ftuar në emisionin ‘Rudina’ Albërija krahas projekteve muzikore dhe punës së re në Amerikë ka treguar dhe eksperiencën e saj me ndërhyrjet plastike.


‘Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim.
Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë’- ka thënë Albërija./revistawho.com