• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Albani bëhet shoqëruesi i vajzës në ditën e saj më të rëndësishme, Bieta ndan me ndjekësit pamjet emocionuese

Bieta Sulo ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një nga momentet më të ëmbla të një babai dhe vajzës së tij. Moderatorja e dashur ka publikuar një foto ku dallohet bashkëshorti i saj, Alban Dudushi me vajzën e tij në një ditë speciale si ajo e minimaturës. “Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e minimaturës”,- ka shkruar Bieta në foton ku dallohet se vajza duket si një princeshë krah të atit. Albani është kombinuar me nuancat e ngjyrës blu, ndërsa e vogla me ngjyrën rozë.

Kjo foto e publikuar nga Sulo tregon dhe për raportin e veçantë që Albani gëzon me vajzën e tij. Në një ditë speciale ku të gjithë adoleshentët preferojnë të shkojnë të festojnë krah miqve të tyre, vajza ka zgjedhur të shoqërohet nga shoku i saj më i mirë, babai i saj.

Kujtojmë se dhe më parë Bieta ka publikuar shpesh herë, momente të ndryshme me familjen, duke u kujdesur të ruajë kujtimet më të veçanta pranë tyre./revistawho.com