Alban Ramosaj ka folur sot për raportin goxha të komplikuar ku është përfshirë edhe motra e tij, Beatrix. Bëhet fjalë për të dhe raportin me Donaldin, e Borën që vazhdon të përmendet
Sot në shtëpi u fol për mesazhet e koduar që shkuan me parashutë, fiks në ditën e lindjes së Borës. Donaldi ndjeu detyrimin t’i sqarojë Trixës që mbase nuk është rastësi dhe sot është ditëlindja e Borës, ai i kërkoi mos mërzitet për faktin që surpriza i pëlqeu shumë.
Këtë detaj përdori Albani, me reagimin e Beatrixës që tregoi mirëkuptim maksimal dhe shkroi:
“Nuk para postoj mbi këtë temë. Në fakt se kam bërë kurrë më parë, por e ndjej ta bej këtë herë. Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që: “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimet, etj? Këtu shihni një nga ato momente. Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu
reflektohet pjekuria e saj, që gocat e dashura të shoqërisë sonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që s’po ju futem se gjatë dhe kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam. Jam krenar për ty Trix! Luaneshës s’kanë çfarë i bëjnë, mbetet në fron
#TruthAlwaysPrevails #PureHeartsAlways Win”.
Sipas vëllait të këngëtares, ajo gjithmonë ka treguar pjekuri dhe kjo do e nxjerrë fitimtare./revistawho.com