• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Alban Ramosaj publikon projektin e ri dhe modelen e klipit e njohim të gjithë

Alban Ramosaj është një nga emrat më të njohur dhe të dashur nga të rinjtë, por jo vetëm. Ai vazhdimisht surprizon në projekte dhe fusha të ndryshme si modeling, muzikë dhe aktrim. Megjithëse kohët e fundit e kemi parë më tepër të përqëndruar në fushën e aktrimit, Albani ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor të titulluar “T’kom dasht”. Edhe këtë herë ai ka qëndruar tek rryma që parapëlqen më tepër, baladat e dashurisë. Artisti ka bërë një zgjedhje të veçantë përsa i përket videoklipit. Ai ka vendosur që protagoniste të tij të bëj mikeshën e ngushtë, Aurela Hoxhën, e cila duket më e bukur se kurrë gjatë gjithë këngës. Ky projekt është pasues i i trilogjisë “Hiraeth” dhe pritet të jetë mjaft i pëlqyer nga publiku.