Alban dhe Beatrix Ramosaj, motër e vëlla nuk ngurrojnë që herë pas here të tregojnë dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin dhe familjarët e tyre. Prej vitesh babai i dy këngëtarëve ka ndërruar jetë dhe atyre u është dashur që të jetojnë vetëm me nënën e tyre, Antigona Ramosaj.
Pavarësisht se Albani dhe Beatrix janë rritur, tashmë ata vazhdojnë ta ndiejnë ende mungesën e babait të tyre të ndjerë. Ditën sotme Albani ka postuar një fotografi të vjetër të babait të tij në ‘Instagram’. “Babai im, në të njëjtën moshë që jam unë sot. Sa do të doja të isha kaq i pashëm sa ai”, – ka shkruar Albani. Më pas dhe Beatrix ka postuar të njëjtën foto në ‘InstaStory’ dhe ka shkruar se i mungon shumë. /revistawho.com