• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alban Ramosaj i dedikon këto fjalë personit më të rëndësishëm në jetën e tij: Jam krenar që…

Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të dashura mamasë së tij në ditën e lindjes. Ai ka publikuar një foto me të në ‘Instastory’, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen personit më special për mua, mamasë sime. Jam krenar që jam djali jot”.

Albani, por dhe motra e tij, Beatrix i kanë dedikuar gjithmonë fjalët më të ndjera mamasë së tyre, duke treguar publikisht se ajo ka qenë mbështetja më e madhe që të dy të ndiqnin ëndrrat e tyre.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Albani solli projektin më të fundit muzikor, të quajtur “I natë ma fal”, i cili u kthye menjëherë në një hit vere. Edhe pse me disa shkëputje, Ramosaj ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, të cilat janë pritur mjaft mirë nga të gjithë ndjekësit e tij./revistawho.com