• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Alban Ramosaj fitoi dhe askush nuk kundërshtoi

Alban Ramosaj fitoi “Këngën Magjike 2021” dhe hyri në historinë e këtij festivalit si fituesi i edicionit të 22-të. Kënga ‘Thikat e mia’ i dha fitoren, pas javësh që renditej si një prej të preferuarave të publikut. Teksa u shpall fitues, Albani i përlotur ja dedikoi gjithçka nënës së tij që siç tha është arsyeja pse këngëtari mori pjesë në këtë festival. Ama e bukura ishte që Albani pati mbështetjen e të gjithë kolegëve (me ose pa vota) e jo vetëm publikut.

Në fakt vumë re që kjo është hera e parë në shumë vite që fituesi është aq i dashur nga të gjithë, saqë nuk ka pasur kundërshtime (të paktën jo publikisht) për fitoren e tij, madje kolegët e shumë figura publike janë shprehur shumë të lumtur për fitoren e merituar të Albanit. Prej mbrëmjes së kaluar ka pasur pafund postime dashamirëse ndaj këngëtarit të njohur. Fitorja është e tij, e tashmë ëndrra e realizuar po festohet./revistawho.com