Alban Ramosaj sot mbush 21 vjeç. Përveç urimeve që ka marrë nga familjarët dhe miqtë, urimi që i ka bërë vetes është shumë i veçantë. “Gëzuar ditëlindjen e 21-të ëngjëll. Të premtoj se do vazhdoj të të dua dhe të të vë në vend të parë. Të premtoj se do vazhdoj të kujdesem për ty. Të kam falur çdo gabim dhe do bëj më të mirën për të të udhëhequr që ti të bëhesh një njeri më i mirë. Të dua shoku”, -shkruan Albani në foton e postuar ku shfaqet shumë vite më parë kur jetonte në Hollandë. I urojmë edhe 100 Albanit./revistawho.com