• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alban Dudushi zyrtarisht në ‘Vizion Plus’, Bieta kumbara dhe surpriza e “Spotlight”

Pas 20 vitesh në ekranin e ‘Top Channel’, gazetari i njohur, Alban Dudushi pritet të nisë sot në darkë formatin ‘Spotlight’ në ekranin e ‘Vizion Plus’.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘7 pa 5’, Dudushi ka treguar se partnerja e tij, Bieta Sulo është “kumbara” e këtij formati.
Ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale, Albani ka zbuluar buqetën e madhe që ka marrë surprizë nga më të dashurit e tij.
“Një dhuratë për #SPOTLIGHT nga tre DIEJT e mi, Kroi, Joelle, @bietasulo. Ju dua pa fund dhe më ndriçoni çdo stinë të jetës sime. Premiera e SPOTLIGHT sonte në Vizion + në orën 21.00, nis kështu me këmbë të mbarë. 😍😍😍”, ka shkruar Dudushi krah postimit ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekës dhe miqtë të tij.
Mes shumë komenteve ka dalluar ai i Bietës, e cila ka pohuar se gjithë kohës e ka mendjen tek ai.
“Suksese babusho! Te gjithe e dine qe je me i miri, por “Spotlight” do ta vere edhe me shume ne dukje. Love u Kroi & Joelle (se Bieta kuptohet qe mendjen tek ty e ka 💋)”, ka shkruar Sulo duke i uruar kështu shumë suksese në këtë premierë të mbrëmjes së sotme.
‘Spottlight’ do të vijë çdo të premtë në orën 21:00 dhe çdo të hënë dhe të mërkurë në orën 22:30 në autorësinë dhe moderimin e Alban Dudushit./revistawho.com