Pritet që të ketë një ciklon që po formohet midis Maltës dhe Brigjeve të Afrikës Veriore dhe për shkak të rrugëtimit në brigjet e Italisë dhe Greqisë ekziston frika se mund të prekë edhe Shqipërinë. Por a do ndodhë kjo? Meteorologia Bani nga Meteoalb ka treguar se fatmirësisht nuk prekemi si Italia a Greqia, por jep detaje se çfarë pritet të ndodhë konkretisht dhe si do të ndikojë kjo në motin nesër dhe në ditët në vijim:
Është duke u zhvilluar një stuhi tropikale mes Maltës dhe brigjeve të Afrikës Veriore dhe pritet të vijojë të zhvillohet duke prekur brigjet e Italisë Jugore, dhe mbetemi në periferi të saj duke qenë se kalon në jug të Italisë dhe prek dhe Jugun e Greqisë. Vendi jonë do mbetet në Jug të kësaj stuhie tropikale, prekemi shumë pak duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu mbrëmjen e ditës së nesërme, do kemi dhe shtim të erës në brigjet e Jonit, por nuk do i kalojë 40-50 km.h shpejtësia e erës. Ndërsa Brigjet e Italisë Jugore dhe Greqisë do kenë stuhi të forta ere, rrebeshe, shira të rrëmbyeshëm. Për fat të mirë Shqipëria mbetet në perfieri të kësaj stuhie dhe nuk prekemi.
-Si do ndikojë tek ne në mot? Si do jetë moti nga nesër e në ditët në vijim?
Tek ne kjo stuhi do sjellë duke filluar nga mëngjesi nesër prezencë të vranësirave dhe duke filluar nga pasditja dhe zhvillim të mëtejshëm të vranësirave dhe rrebeshe afatshkrutra shiu ne territor. Do ulen ndjeshëm temperaturat në krahasim me sot, sot jemi në vlerat maksimale në 37 gradë nesër bien vlerat me 5 gradë. Kjo do bëjë që ditët pasuese nga e premjta të kemi mot më të freskët, nuk do jetë me temperatura më të larta se 33 gradë. E premtja me përmirësim moti në bregdet, reshjet në sasi shumë të pakta në zonat malore. Pasdite e shtuna e diela e në vijim me mot të kthjellët por temperaturat më të freskëta.
Fundjava nuk do jetë në temperatura optimale për të bërë plazh?
Do jetë më 4 -5 gradë më shumë se vlerat normale të shtatorit, për të guximshmit mund të shkohet në plazh.