• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme, Shëndet

Alarm: Këta janë 11 kremrat kundra diellit që nuk duhen përdorur kurrë tek fëmijët

bTemperaturat e larta dhe ekspozimi i pakufizuar në diell janë dy prej faktorëve që rrezikojnë më së shumti fëmijët gjatë këtyre ditëve të nxehta vere. Për këtë arsye kujdesi prindëror duhet të jetë të jetë në nivelet maksimale. Nëse mendoni se mbajtja mbyllur në shtëpi gjatë gjithë kohës është zgjidhja e duhur, gaboheni. Filloni të merrni masat e para duke u siguruar fëmijëve tuaj syze dielli, kapele dhe lyejini vazhdimisht me krem kundra diellit. Edhe pse duke u ndalur tek ky i fundit, duhet thënë që shpeshherë prindërit vihen përpara dyshimesh kur bëhet fjalë për të përzgjedhur produktin e duhur. Fatkeqësisht në tregun informal dhe atë farmaceutik gjenden shumë produkte me përmbajtje toksike që mund të rezultojnë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës. Healthy Child ka publikuar një listë me 11 kremrat e diellit më të dëmshëm përsa i përket përmbajtjes së lartë të kimikateve. Këto kremra kanë në përmbajtjen e tyre Oxybenzone (që krijon çrregullime hormonale tek fëmijët) dhe Retinyl Palmitate (që nuk siguron mbrojtjen e dëshiruar dhe shkton djegie të shkallës së dytë dhe të tretë). Këta janë 11 kremrat që nuk duhet t’i blini kurrë dhe as t’i përdorni kurrë tek të vegjlit tuaj:
1. Banana Boat Clear UltraMist Kids Max Protect & Play Continuous Spray Sunscreen, SPF 110
2. Coppertone Kids Sunscreen Lotion, SPF 70
3. Coppertone Kids Sunscreen Stick, SPF 55
4. Coppertone Kids Wacky Foam Foaming Lotion Sunscreen, SPF 70+
5. Coppertone Water Babies Sunscreen Lotion, SPF 70+
6. Coppertone Water Babies Sunscreen Stick, SPF 55
7. Equate Kids Sunscreen Stick, SPF 55
8. Kroger Baby Sunscreen Lotion, SPF 70
9. Kroger Kids Sunscreen Lotion, SPF 70
10. Neutrogena Wet Skin Kids Beach & Pool Sunscreen Spray, SPF 70+
11. Up & Up Kid’s Sunscreen Stick, SPF 55./Living