• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Akuzat për djegien e makinës së Florit, reagojnë këngëtarët e njohur

Dy ditë më parë në Tiranë u shënua një ngjarje aspak e këndshme. Makina e kantautorit të njohur, Flor Mumajesi u dogj nga persona të panjohur, që hynë në parkingun ku ishte makina dhe e spërkatën me benzinë. Ndërsa të gjithë aludonin se kush mund t’ja kishte bërë këtë një artisti, policia deklaroi se po hetoheshin disa pista, ndër to dhe konflikti me vëllezërit Prifti dhe Stinen. Nuk ka vonuar dhe reagimi i vëllezërve korçarë që aktualisht ndodhen përtej oqeanit. Ja statusi i plotë:

“Ju pershendes ne mes te luleve. Mbrekullia vete, po ja degjova deri ketu ne Las Vegas erdhi lajmi. Ne po shijojme disa dite pushimi me miqte tane duke vazhduar me tej , me koncertet tona ne gjith Ameriken e bukur. Per tu cuditur nuk mendoja se do arinin te mendonin deri ketu. Ne kemi lindur edhe ritur se bashku me muziken, i kemi sherbyer dhe na ka sherbyer ne jeten tone. I kemi sherbyer duke studiuar dhe punuar dhe na ka sherbyer per keta qe Jemi dhe per te jetuar ne dashuri me familjet tona, me shoke e me miq, qe gjith jeten japim dhe marim dashuri dhe respect. Ne mund te debatojme per muziken dhe shijet tona, per me teper kur ato i bejme te hapura dhe publike, shprehim mendimin tone te sinqerte per festivalet etj rreth muzikes, por nuk kemi menduar ndonjehere te bejme gjera kaq te cpifura sic po flitet andej per djegien e nje makine. Ne i urojme shendet edhe 10 makina te tjera te kete cdokush ne ate vend , ne e pergezojme dhe i urojme zoti ja shtofte cdokujt te mirat. Keta Jemi ne, kjo eshte e verteta jone, kjo eshte krenaria jone dhe faqe bardhesia jone transparente. Gezuar festat te gjitheve me shendet dashuri e gjith te mirat. I love you”.

15535115_1701971593450879_4009235731821101056_n