‘Akull’ numëron tashmë 10 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’ dhe ishte kënga me të cilën u identifikua këngëtarja e njohur tashmë, Krusita.
Pas një pauze jo të shkurtër, duket se Krusita ka vendosur të rikthehet në skenë me një projekt të ri muzikor, i cili mësohet të jetë mjaft ritmik dhe veror.
Projekti i titulluar ‘Djali m’la’ është shkruar nga Ronela Hajati dhe pritet të publikohet ditën e nesërme. Me ‘look-un’ e kuruar deri në detaje, skenat në natyrë, duket se ky projekt do të jetë një sukses i radhës për Krusitën./revistawho.com