Vogëlushja Omrum Nur Çamçakalli së bashku me familjen e saj ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet. Omrum u bë shumë e njohur në Shëipëri nga seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”, ku luajti krah aktorëve shumë të njohur. Vogëlushja e ka kaluar fundjavën në Durrës. Ajo ka postuar foto e video të shumta dhe ka shkruar se ka kaluar një fundjavë të mrekullueshme. Në fund ajo falenderon në shqip për mikpritjen. “Faleminderit për këtë fundjavë të mrekullueshme në Durrës”-shkruan vogëlushja. Aktorja ka treguar që edhe gjatë qershorit ndodhej në Shqipëri, në plazhin e Velipojës. Ajo ka vizituar gjithashtu dhe Kosovën nga ku ka postuar foto në Prishtinë dhe në Klinë. Omrum ka marrë pjesë edhe në serialet “Canevim”, “Can Kiriklari” etj./revistawho.com