• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Aktorja turke rrëfen dramën e jetës: Kjo është arsyeja pse vajza ime nuk e ka parë kurrë babain e saj

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja e njohur Meryem Uzerli ka folur për jetën e saj private, kryesisht për marrëdhënien me vajzën e saj. Lara është 4 vjeç dhe të dyja janë shumë pranë njëra-tjetrës, si dy shoqe të ngushta. Të mos harrojmë se Meryem është ndarë nga babai i së bijës pak para se të mësonte se ishte shtatzënë. Historia ka qenë e trishtë e me siguri një periudhë e vështirë për aktoren, duke qenë se Can i kerkoi të abortonte, por Meryem kundështoi duke i dalë për zot vetë situatës. Kjo është edhe arsyeja pse Lara, vajza e Meryem, nuk ka asnjë kontakt me babain e saj. Veç kësaj Meryem është pyetur nëse ka ndërmend që të sjellë në jetë një femijë të dytë. Momentalisht jo,por kur Lara të jetë 6 vjeç do të ishte mirë që të kishte një motër dhe vëlla, ka thënë Uzerli. Megjithatë thashethemi se Meryem mund të jetë në një lidhje, paska qenë i vërtetë. Egjiptiani Bassel Alzzarro thuhet se është i dashuri i aktores turke dhe madje romanca e tyre mund të ketë nisur që para 3 muajsh. Ata janë takuar në Berlin e më pas gjatë verës kanë vizituar Dubain, ku kujtojmë se aktorja ka shkuar shpesh gjatë këtij viti pasi ka promovuar edhe linjën e saj kozmetike. Ndoshta marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë përderisa Meryem ka deshirë dhe siguri se për një afat të shkurtër kohor mund të sjellë në jetë një tjetër fëmijë./Living