• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Aktorja që bashkon të gjithë shqiptarët përpara 1 ekrani!

Protagonistja e serialit “Melek” (të cilin e ndiqni nga e hëna në të premte ora 21:00 në 3 Plus), aktorja Nehir Erdogan është një nga emrat më të suksesshëm të kinematografisë turke. Ju po e ndiqni atë çdo mbrëmje në rolin e një gruaje të pathyeshme, të një nëne të përkushtuar, të gatshme të heqë dorë nga gjithçka vetëm për t’i mbrojtur fëmijët e saj. Personazhi i saj, i interpretuar me aq mjeshtëri, është përqafuar gjerësisht nga publiku, i cili duket se është bërë njësh me të.

Por kush është Nehir në jetën e saj reale?

Aktorja ka lindur në Izmir në 16 qershor 1980. Karrierën si aktore e ka nisur kur ishte vetëm njëzet e dy vjeç. E diplomuar për Administrim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë në Stamboll, dukej sikur rruga e saj ishte e shënjuar larg artit. Por jo, pas përfundimit të studimeve, ajo iu përkushtua pasionit të saj të madh, aktrimit.

Nehir u rrit profesionalisht në një fushë tjetër. Me një sukses gjithmonë e në rritje, ajo u bë pjesë e botës së televizionit, radios dhe teatrit. Pas një qëndrimi të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, erdhi edhe suksesi i madh në karrierën e saj artistike, projekti me titullin Jabanxhi Damat, seriali i parë televiziv turk i transmetuar jashtë Turqisë.

Më pas, rolet si protagoniste në shumë seriale të suksesshme vijuan njëri pas tjetrit, mes tyre edhe seriali i suksesshëm “Fi”, i transmetuar në Tring. Por sigurisht pa lënë pas dore edhe filmat artistikë dhe shfaqjet teatrale.

Protagonistja e “Melek” nuk e kufizon veten vetëm tek aktrimi, gjen gjithmonë kohë për t’iu kushtuar pasioneve të saj, mes të cilave noti, joga, vallëzimi, leximi dhe rritja e kafshëve shtëpiake. Nehir është shumë e dhënë pas familjes dhe ka një dashuri të madhe për fëmijët në përgjithësi, ndoshta kjo e ka bërë edhe më prekës interpretimin e saj në rolin e Melek, serial i cili na mbledh të gjithëve përpara ekranit të Tring!