• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktorja italiane kërkon 9 mijë euro për të ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve

Pema e Krishtlindjeve në qytetin e Salernos, në Itali është renditur si një ndër më të shtrenjtat në botë. Qyteti këtë vit ka ftuar aktoren sexy italiane Manuela Arcuri për të ndezur pemën e Krishtlindjeve. Aktorja ka kërkuar shumën prej 9150 euro, por kjo ka bërë që qytetarët të revoltohen duke thënë se kjo është një fyerje ndaj mjerimit. Ofendimet kanë qënë ndaj aktores dhe stafit të saj që kanë vendosur një çmim kaq të lartë vetëm për ndezjen e një peme.