Një nga aktoret turke të serialit shumë të ndjekur “Trokit në derën” time ka rezultuar pozitive me Covid-19. Bëhet fjalë për aktorin Elçin Afacan e cila luan rolin e Melos. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja me një postim në Insta Story. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Shpresoj që jeta të bëhet sërish me ngjyra”-shkruan Elçin Afacan. Mediat turke raportojnë se i gjithë stafi i serialit i është nënshtruar tamponit, por kanë rezultuar negativ. Në këtë mënyrë, xhirimet kanë vazhduar, por pa Melon e cila do të rikthehet kur të shërohet. Kujtojmë që “Trokit në derën time” është një nga serialet më të ndjekur në Turqi, me në role kryesore aktorët Hande Erçel dhe Kerem Bursin./revistawho.com