Vanessa Bryant i ka dalë në mbrojtje të shoqit të saj të ndjerë, basketbollistit Kobe Bryant pasi ka parë një status në Tëitter të aktores Evan Rachel Wood. Në këtë status, aktorja shkruante: “Ajo çfarë ndodhi ishte tragjike. Jam zemërthyer për familjen e Kobe-t. Ai ishte hero i sportit. Por ishte edhe përdhunues. Dhe është një e vërtetë që ekziston njëkohësisht”.
Vanessa iu përgjigj aktores me një postim ku shkruante se një status i tillë është i ndyrë dhe shqetësues.
“Statusi jot fallco, i pandjeshëm, deformues dhe shpifës është i ndyrë dhe shqetësues, e pakta që mund të them. Sjellja e tillë është arsyeja pse burrat me ngjyrë shkojnë në burg për krime që s’i kanë bërë.
Një akuzë nuk e bën dikë fajtor. Ti nuk e di fare këtë çështje”-shkroi Vanessa.Postimet në fjalë i referohen një çështjeje të vitit 2003, kur Bryant akuzohej se ftoi një 19-vjeçare në një hotel dhe kryen marrëdhënie. Vajza në fjalë akuzoi Bryant për dhunë dhe basketbollisti u arrestua për sulm seksual. Në vitin 2004 akuzat u hodhën poshtë dhe vajza nuk pranoi të jepte dëshmi në këtë çështje.