• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktorja e njohur i prek të gjithë me historinë e saj: Abortova dhe humba fëmijën e ëndrrave të mia

Aktorja e njohur e serialit “Pretty little liars”, Shay Mitchell, ka zbuluar se 2018-ta nuk ka qenë viti perfekt për të. Ajo ka ndarë me të gjithë historinë prekëse, ku ka treguar se ka vuajtur nga një abort. “Pavarësisht se ishte një vit i mrekullueshëm, nuk ishte pa vuajtje. Të gjithë duhet të kalojmë vështirësi dhe sfida të shumta në jetë. Dhe ndonjëherë është më lehtë të tregojmë vetëm gjërat e mira në rrjete sociale, prandaj shumë njerëz kritikojnë për mungesë të origjinalitetit”, – ka shkruar aktorja në ‘Instagram’. Më pas ajo ka vazhduar: “Mbështetja që shumë njerëz tregojnë ndaj meje më bën të ndihem mirë edhe gjatë ditëve më të errëta të jetës sime, njëra nga të cilat ishte gjatë vitit të kaluar pasi unë abortova dhe humba fëmijën e shpresave dhe ëndrrave të mia”, – ka rrëfyer Shay. Ajo ka publikuar edhe një foto të ekos së bebes dhe e ka shoqëruar me një zemër të thyer. /revistawho.com