• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Aktorja e filmit “A Walk to Remember” bëhet nënë për herë të parë

Mandy Moore, aktorja e njohur e filmit “A Walk to Remember” është bërë nënë. Lajmin e bëri të ditur vetë Moore me një postim në rrjete sociale duke shkruar se ajo dhe bashkëshorti i saj Taylor Goldsmith kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë dhe e kanë pagëzuar me emrin August. Shkurt i thërrasin Gus.

“Gus është këtu. Djali jonë i ëmbël, August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe erdhi në jetë fiks në ditën e caktuar, duke i lumturuar prindërit e tij. Ishim përgatitur të binim në dashuri, por tejkaloi çdo imagjinatë tonën”-shkroi aktorja.

Mandy Moore është shprehur shpesh në intervista që dëshiron fëmijë, por prioriteti i saj ka qenë gjithmonë karriera. Derisa mësoi se ishte shtatzënë dhe jeta e saj ndryshoi. Aktorja ka treguar se edhe bashkëshorti i saj e ka ndihmuar shumë dhe është e sigurt që ai do të bëhet baba shumë i mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mandy Moore (@mandymooremm)