• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Who Serial

Aktorja e “Bidaait” në serialin e ri “Si ta quaj këtë dashuri” (FOTO)

Me mbarimin e “Sarasvatiçandrës” fillon seriali më i ri në TV Klan “Si ta quaj këtë dashuri”. E ndërsa prisnim që ndonjërin prej aktorëve të “Sarasvatiçandrës” ta shihnim në serialin e ri, në fakt do njihemi me aktorë komplet të rinj. Por jo njëra prej tyre.

Bëhet fjalë për aktoren Madhura Naik e njohur si Sonia të cilën e kemi parë në serialin “Bidaai” dy vjet më parë. Nëse nuk ju kujtohet po ju risjellim në vëmendje fejesën e Ranvirit ku Sonia kishte qëllim të martohej me Ranvirin, por në fund doli një mashtruese.

Në serialin e ri “Si ta quaj këtë dashuri”, aktorja do të ketë një rol të vogël negativ dhe do të quhet Shital. Madhura do të futet në rol nga mesi i serialit./revistawho.com