Aktorët e spektaklit “Portokalli” kthehen në persona të dashur për publikun me humorin e tyre. Ndaj ngjarje të tilla na trishtojnë të gjithëve. Aktori i ri, Olsi Bylyku, i cili luan rolin e Kimikatit, ka ndarë me fansat një lajm shumë të dhimbshëm. Ai ka humbur gjyshen e tij. “Shpirti t’u prehtë në paqe gjyshja ime.Do më mungosh shumë. Pusho e qetë se ke lënë fëmijë të mbarë me nipër dhe mbesa e dashuri dhe mirësi tek çdo njeri që ty të njeh”-shkruan ai.