• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Who Serial

Aktori i serialit “Sarasvatiçandra” rrëfehet: “Unë kurrë nuk do bëhesha shok me Jennifer Winget…”

Sapo përmenden serialet indianë na vjen në mendje seriali i famshëm dhe një nga më të shiturit “Sarasvatiçandra”i cili po transmetohet edhe në Shqipëri. Por mesa duket aktorët nuk kanë aq marrëdhënie të mira në jetën reale sa në serial. Aktori Gautam Rode ose siç e njohim me emrin Saras ka thënë në një intervistë se ai nuk do bëhej kurrë shok me aktoren Jennifer Winget të cilën e njohim me emrin Kumud. E pyetur nga gazetarja se si është marrëdhënia e tij me Jennifer-in jashtë xhirimeve të serialit, Gautam është shprehur: “Unë nuk mund të jem shok i ngushtë me Jennifer-in, në fakt me asnjë aktor që punoj. Unë kurrë nuk do bëhesha shok me Jennifer-in.” Edhe pse aktorët formojnë çiftin perfekt në serial dhe kanë tërhequr vëmendjen e audiencës, mesa duket nuk ndodh e njëjta gjë në jetën reale. I pyetur më pas nga gazetarja nëse ka ndodhur diçka e pakëndshme mes tyre, Gautam u shpreh se ai dhe Jennifer nuk kanë pasur asnjë mosmarrëveshje por e konsideron atë thjesht kolege dhe nuk dëshiron të ketë miqësi me kolegët.