Mëngjesin e së premtes aktori Yagiz Can Konyali është kapur me drogë në makinë. Policia i ishte afruar për kontroll rutinë në makinë ku aktori qëndronte bashkë me një shok. Gjatë kontrollit të dokumenteve efektivët e policisë nuhatën një erë të çuditshme që vinte nga brenda automjetit dhe urdhëruan dy shokët të dilnin jashtë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti 19 gramë drogë. Ai kishte sqaruar se sasia ishte për përdorim personal, jo për tu shitur dhe në fund u la i lirë bashkë me shokun e tij. Yagiz Can Konyali aktualisht luan në rol kryesor në serialin “Historia Jonë” me aktoren Hazal Kaya, e njohur në Shqipëri për rolin e Maral në serialin me të njëjtin emër./revistawho.com