• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktori fitues i “Oscar” poshtërohet nga Rihanna në “Met Gala after-party” (FOTO)

Eddie Redmayne, fitues i çmimit Oscar “Aktori më i mirë” në 2015-ën është poshtëruar mbrëmjen e “Met Gala”. Rihanna kishte organizuar një after-party, por që mesa duket Eddie dhe bashkëshortja e tij Hannah Bagshawe janë refuzuar t’i bashkohen. Sipas MailOnline kjo ndodhi sepse party ishte plot dhe nuk kishte më vende kështu rojet e sigurisë u detyruan të përcillnin shumë njerëz jashtë. Aktori mësohet se u nevrikos shumë dhe foli me dikë në telefon për t’u futur në party. Sigurisht nuk ishte faji i Rihannës që party ishte plot dhe këngëtarja nuk ka asgjë personale me aktorin shkruajnë mediat e huaja./revistawho.com