Në orët e para të mëngjesit të sotëm është aksidentuar djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi. Tashmë ai është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore, megjithatë pas aksidentit ai ka pësuar disa lëndime dhe ka patur nevojë për trajtim mjekësor. Policia ka dhënë deklaratën e saj për aksidentin, edhe pse nuk ka përmendur emra.
“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.