• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Lajme

Akrepi do bëjë beb, Ujori do bëjë lekë, Susan Miller zbulon ç’do t’ju ndodhë këtë vit sipas shenjës së horoskopit

Susan Miller ka zbuluar me pak fjalë si do të jetë viti 2022 për secilën nga shenjat e horoskopit, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Good Morning San Diego”. Astrologia më e famshme amerikane e përshkroi këtë vit me ngjarje të mrekullueshme dhe thuajse të gjitha shenjat do kenë fat, disa në dashuri e disa në karrierë.

Dashi – Do keni një nga vitet më të mira të jetës, por që për ju e mira do të nisë nga maji. Bëni gati listën e dëshirave sepse do arrini shumë këtë vit.

Demi – Do bëni miq të rinj këtë vit, do merrni frytet e punës së palodhur që keni bërë vitin e kaluar. Këtë vit nuk ka rëndësi çfarë di, por kë njeh. Do arrini shumë ndjekës në rrjete sociale dhe famë.

Binjakët – Do jetë një vit i shkëlqyer për karrierën tuaj. Të gjithë do flasin për ju. Është viti më i mirë pas një dekade për ju. Do tregoni talentin tuaj në komunikim.

Gaforrja – Do jeni shumë me fat në marrëdhëniet me njerëzit në distancë. Mund të nisni një punë ku do punoni me njerëz që jetojnë larg jush. Do jeni shumë me fat në çështjet ligjore, studimore dhe media.

Luani – Do shpërbleheni për investimet tuaja. Çfarëdo që ke investuar, edukim, shtëpi apo diçka tjetër, do shpërbleheni në 4-5 muajt e parë të këtij viti. Ky është një vit i madh për ju.

Virgjëresha –  Ky është viti më i mirë për të shprehur dashurinë. Nëse je i/e martuar bashkë me partnerin/en do shkoni shumë mirë dhe do bëni shumë plane bashkë. Diçka e mirë do t’ju ndodhë këtë vit.

Peshorja – Do punoni shumë këtë vit. Nëse jeni të vetëpunuar do ju ecë shumë mirë. Nëse jeni të punësuar diku do rriteni në detyrë. Shëndetin do e keni shumë mirë. Nëse doni të humbni peshë, ky është viti që do dobësoheni më lehtë.

Akrepi – Do keni shumë fat në dashuri. Do bini në dashuri me shikim të parë ose gjërat do t’ju ecin mirë në lidhjen ose martesën tuaj. Keni punuar shumë dhe këtë vit duhet ta shijoni dhe të bëni qejf. Nëse po mendoni të bëni fëmijë, ky është viti i duhur.

Shigjetari – Nëse doni të ndërroni shtëpi apo të lëvizni diku, do e arrini këtë vit. Nëse merreni me tregti, do fitoni shumë.

Bricjapi – Këtë vit do arrini qëllimet që i keni vendosur vetes. Mos prisni më gjatë. Është viti ku do arrini rezultatet e punës suaj. Në mes të vitit do keni fat në shtëpi apo lëvizjet që doni të bëni për shtëpi.

Ujori – Do bëni shumë para këtë vit. Do shpërbleheni, do fitoni kaq shumë. Për ju ky vit do të jetë sikur do bien diamante nga qielli.