• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ajola Xoxa e nis vitin me një prej dashurive më të mëdha që ka njohur, publikon foton e rrallë ndryshe nga çdo herë tjetër

 

 

Ajola Xoxa ka zgjedhur ta nisë Vitin e Ri me një kujtim shumë të vyer të sajin. Ajo ka publikuar në llogarinë në ‘Instagram’ një foto të dy gjyshërve të saj në vitin 1956-1957 gjatë ndërrimit të viteve.
“Po e nis këtë 2020 me një prej dashurive më të mëdha që kam njohur: gjyshja dhe gjyshi, këtu 23-vjeçarë në natën e ndërrimit të viteve. Ganimet Vendresha dhe Xhemil Simixhiu”, ka shkruar Xoxa krah fotos së publikuar në rrjetet sociale. Me siguri Ajola ruan kujtime shumë të bukura nga dy gjyshërit e saj, të cilët i publikoi edhe në rrjetet sociale. Përveç këtij momenti, ajo ka publikuar edhe foto pranë partnerit të saj, Erion Veliaj gjatë ndërrimit të viteve./revistawho.com