• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ai është gati për t’u bërë baba”, ish-Missi shqiptar dhe këngëtari zbulojnë planet e afërta në familje

Këngëtari i njohur nga Korça, Devis Xherahu dhe partnerja e tij Ertemiona Mejdani ishin të ftuar pasditen e sotme në ‘Ftesë ne 5’ me Bieta Sulon, ku treguan më tepër detaje rreth marrëdhënies së tyre në çift dhe planet e afërta në jetën private.

Teksa Bieta i pyeti nëse kishin plane për të organizuar një ceremoni martesore, këngëtari dhe ish-Miss Shqipëria pohuan se janë gati për ta kurorëzuar dashurinë e tyre 9-vjeçare në martesë.

Përsa i përket planeve për të zgjedhur familjen e tyre dhe për të pasur fëmijë, Ertemiona u shpreh se Devisi është në momentin e duhur për t’u bërë baba. Pas kësaj deklarate nuk mungoi dhe komenti i Xherahut i cili shtoi se i do shumë fëmijët e me siguri do të ishte një baba shembullor dhe shumë i dashur./revistawho.com