• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Agron Llakaj përlotet për ndarjen nga jeta të Koço Devoles: Ç’më tha për Covidin

Ditën e sotme, një nga aktorët më të shquar e më të dashur për publikun, Koço Devole u shua nga jeta, një lajm shumë i hidhur që preku këdo që e njihte të ndjerin personalisht, por edhe nga ekrani.

Mes artistëve të njohur që shprehën pikëllimin për ndarjen nga jeta të Koços, është edhe Agron Llakaj. Aktori në një intervistë për “Abc News”, u përlot teksa tregoi se para 20 ditësh kur ai ishte infektuar me Covid-19, Koço i kishte dhënë një këshillë.

“Është një moment tepër i rëndë në jetën time për arsyen e thjeshtë pasi shkolla e dytë e imja për aktor e ka emrin Koço Devole. Nuk është thjeshtë një ditë e trishtë por nuk e kisha imagjinuar që do vinte një ditë që Koço do të largohej nga ne. Një gjeni si Devole nuk e di sa vite dritë duan që të vijnë sërish në humorin shqiptar. Ai është perandori i fundit i humorit shqiptar. Jo më larg se para 20 ditësh e kalova unë Covidin dhe kur komunikuam me njëri-tjetrin më tha që të mos kisha panik. Do vazhdojë humori, por Koço Devole nuk do vijë më në Shqipëri. Humbja është shumë e madhe”, u shpreh Llakaj me lot në sy.

Kujtojmë që Koço Devole dhe Agron Llakaj kanë realizuar disa nga skeçet me të bukura të humorit shqiptar të viteve ’90.