• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Agron Llakaj përlotet në emision, arsyeja do ju prekë të gjithëve

Mbrëmjen e djeshme emisioni “Soiree” në “Top Channel” ju dedikua vetëm Tepelenës, historisë dhe traditës së vendit të Ali Pashës. Mes emrave të njohur të ekranit, në panelin e të ftuarve nuk mund të mungonte Agron Llakaj.

Aktori i njohur i humorit ka rrëfyer shpesh histori nga vendi i tij i lindjes dhe ka treguar se është shumë krenar për të. Megjithatë duket se ndjen dhembshuri për Memaliajn, që sipas tij tashmë është një vend pa të ardhme. Duke folur i emocionuar gjatë emisionit “Soiree” për vendlindjen e tij, Agroni u prek dhe u përlot.

“Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme, sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë se i morën minierën. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Varfëria është ulur këmbëkryq, unë shkoj dhe ndihmoj aty…më vjen turp që e thashë tani këtë…”, – ka thënë Llakaj me lot në sy. Në fund të emisionit ai ka premtuar se në spektaklin e tij të humorit “Al Pazar” do të organizojë një mbrëmje të veçantë vetëm për Tepelenën. /revistawho.com