• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Agnesa dhe Beatrixi, kur shoqërinë e vulos lidhja e gjakut

Miqësitë më të forta janë hera herës ato që krijojmë jo vetëm me njerëz që i njohim nga një rreth i përbashkët shoqëror, por dhe ato me kushurinjtë tanë.

Këtë raport gëzojnë edhe dy kushurirat e njohura, Agnesa Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj.

“Kushurinjtë janë miq që do të duan ty përgjithmonë”, ka shkruar Agnesa krah fotove ku shfaqet e kuruar deri në detaje së bashku me Beatrixin me fustanet plot shkëlqim në ngjyrën jeshile dhe të zezë. Ramosaj nuk ka vonuar të komentojë duke pohuar se kështu do të jetë përgjithmonë.

Kujtojmë se me fotot e ndryshme bukuroshet e familjes ‘Hadërgjonaj-Ramosaj’ kanë treguar se gjithë verën 2020 e kanë shijuar bashkë në destinacione të ndryshme mes muzikës dhe shoqërisë së mirë./revistawho.com