• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Afërdita një vajzë me fat, bashkëshorti nuk harron ta surprizojë edhe kur ndodhet kilometra larg saj

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kanë krijuar një marrëdhënie për t’u pasur zili dhe të dy ndihen me fat që kanë gjetur njëri-tjetrin. Jakub është bashkëshorti perfekt, ndërsa Afërdita partnerja që do të donte çdo djalë. Në fakt modelja shqiptare nuk do mund të gjente dikë më të mirë se Jakub, sepse ai i tregon në çdo lloj mënyre sa shumë e dashuron. Nuk ka nevojë për data të veçanta për të surprizuar Afërditën dhe as kilometrat nuk mund ta pengojnë për t’i dhuruar diçka. Së fundmi Jakub është larguar drejt Gjermanisë për shkak të punës, por as tani nuk harron ta bëjë të lumtur bashkëshorten e tij. Dreshaj ka treguar se partneri i saj i ka dërguar me postë një tufë me trëndafila dhe një arush. Bashkë me to ai ka nisur edhe një pusullë, e cila lexon: “Fillo të bëhesh gati! Mezi po pres të të shikoj në Gjermani. Të dua! Jakub”.

Afërdita duket se është emocionuar shumë nga kjo surprizë e veçantë dhe nuk është menduar dy herë ta ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale. Pavarësisht se ka kaluar 1 vit nga martesa e Afërdites me Jakub, ata të dy vazhdojnë të jenë njësoj të dashuruar me njëri-tjetrin dhe lidhja mes tyre është vërtetë për t’u marrë shembull. /revistawho.com