Teksa një ditë më parë modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj i tha “po” të dashurit të saj Jakub Kindl, sot ka ndarë me ndjekësit e saj foto nga skena e propozimit që partneri i saj kishte organizuar. Ishte një skenë e kuruar në detaje, e rrethuar mes lulesh të bardha dhe të kuqe, me dritat e qytetit mbresëlënës Pragës pas tyre, dukej si një përrallë. Edhe vetë këngëtarja duket se është mrekulluar nga ky moment ku shkruan “S’mundem.. jam duke ëndërruar”. Të veshur ‘cool’ te dy duken më të dashuruar se kurrë. Sa romantike!