Pak para se fëmija i saj dhe Jakub të vijë në jetë, Afërdita është kujdesur të memorizojë përgjithmonë kujtimet më të bukura përballë aparatit fotografik dhe profesionalitetit të Fadil Berishës. Dreshaj ka ndarë disa momente nga foto sesioni së bashku me Jakub ku shfaqet e veshur në ngjyrë të zezë, të bardhë, apo blu dhe me motrën e saj.
“Sepse ky set është shumë i veçantë për mua, zgjodha fotografin më special dhe të pabesueshëm për të kapur këtë moment. Mezi po pres t’i ndaj ato me të gjithë”, ka shkruar afërdita krah fotos ku pozon përpara Fadilit.
Kujtojmë se Dreshaj është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet mami i një djali, emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende./revistawho.com