• youuinsttaaffccbb
TEST
Adrian’s journal

Ik zhduku ca ditë në fshat…

Je i/e lodhur nga qyteti, nga zhurmat, nga boritë e makinave, nga smogu, nga zhurma e makinave të cilave nuk i mbahet mend viti i prodhimit, nga njerëzit pordhacë, që shkojnë në restorant dhe nxjerrin në Instagram 100 gramë pasta me pomodorini dhe borzilok, nga presioni shoqëror që po nuk u bashkove do kesh frikë se do të gjykojnë, nga kaosi i trafikut, nga nxitimi për të kapur orarin e punës, apo për të qenë në kohë në shkollë në universitet, apo në takimin që ke lënë por nuk je i sigurt në çfarë ore…
Je i/e lodhur nga njerëzit e cekët që flasin vetëm për këpucë marka e rrecka, nga njerëz që nuk pushojnë së foluri por nuk e dinë se ç´thonë? Nga njerëz që të acarojnë akoma pa e hapur gojën, je i/e lodhur nga gjithçka që po të rrethon këto kohë? Unë kam zgjidhjen ideale për ju, ik zhduku ca ditë në fshat… Pse?
Që të kujtosh e shohësh se edhe kur punon gjithë ditën pa pushuar aty ku ka dashuri, respekt e ndershmëri kalohet bukur e lumtur…
Që të qetësohesh nga jeshillëku i fshatit, që truri, mendja shpirti të marrë frymë, të thithë ajër të pastër, që të të pastrohen poret nga smogu dhe pisllëku i qytetit…
Që të kuptosh se çfarë është qetësia, dhe të kuptosh se si është të jetosh si njeri normal në një botë që çdo ditë e më tepër bëhet më e çmendur…
Ik zhduku ca ditë në fshat… për të mirën e mirëqenies tënde…