Adriana Matoshi ka reaguar për herë të parë pas daljes nga spitali.
Aktorja është shprehur e befasuar nga mesazhet dhe përkrahja e madhe e shqiptarëve ndaj betejës së Matoshit me sëmundjen që po përballej.
“Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund që i lexojsha gjithandej. Forca nuk u reflektu veç te unë, po te krejt njerzt me t’cilët jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n’lutjet tuaja”, ka shkruar Matoshi në një status të publikuar në Facebook.
Adriana ka komentuar edhe ecjen e organizuar në qendër të Prishtinës në shenjë nderi dhe respekti ndaj saj si dhe sfidave me të cilat ajo po ballafaqohej.
“Ecja/marshimi n’sheshin e Prishtinës u kon për mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n’dashninë e njerzve t’mi, po n’temperatura qaq t’ulëta, i pashë të mbledhun shoqni, kolegë e qytetarë të cilët ma dhan forcën ma t’madhe ndërkohë që unë isha duke i’u nënshtru krejt analizave e kontrollave para operimit”, ka shkruar ajo.
“Po ju falenderoj shumë krejt juve që m’keni shkrujt prej momentit që e kom publiku lajmin. Ma boni hallall që nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe që hala nuk po ndalen”, ka përfunduar Matoshi.
Ditë më parë, Matoshi, kishte bërë të ditur se pas nëntë vitesh i ishte rikthyer tumori në tru, për të cilin dikur ishte operuar./revistawho.com