• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

#AdoptoNjëGjyshe, nisma që angazhon të mëdhenj e të vegjël për t’i ardhur në ndihmë të moshuarve

“#AdoptoNjëGjyshe” është nisma më e fundit e iniciuar nga Bashkia e Tiranës, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë të moshuarve që në këto ditë të vështira nuk duhet të dalin nga shtëpia për të ruajtur shëndetin e tyre.

Në kushtet kur gjithçka, përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës, po punon me staf të reduktuar si masë mbrojtëse për përhapjen e Covid-19, pjesë e kësaj nisme janë bërë edhe personazhet e njohur të ekranit shqiptar.

Këngëtarja Era Rusi ka qenë ndër personazhet e parë që iu bashkua kësaj nisme dhe zgjodhi një gjyshe të cilës i çoi ushqimet e gatuara nga vetë ajo.

Kësaj nisme i është bashkuar dhe themeluesi i revistawhom.com, gazetari Eraldo Rexho, i cili ditën e sotme së bashku me nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti zgjodhi të “adoptonte” 3 gjyshe duke i dorëzuar atyre ushqime në dyert e shtëpive personalisht.

Këtë nismë mund ta mbështesë çdo individ i cili ka dëshirën për t’i ardhur në ndihmë, atyre që kanë më shumë nevojë në këto ditë të vështira, më të moshuarëve./revistawho.com

View this post on Instagram

#AdoptoNjëGjyshe 👵🏻 ishte ftesa më e bukur që mund të merrja për të dalë nga shtëpia këtë javë… Gjyshërit, në veçanti gjyshet, janë besoj pjesa më e bukur në jetën e të gjithë atyre që kanë mundur t’i jetojnë, t’i kenë pranë… Dhe sot me gjyshet e mia në mendje, shkova për të vizituar dhe për t’i thënë 3 prej nonave më fantastike të Tiranës (Hurme, Bajame, Meliha) që nuk janë vetëm. Faleminderit Bashkia Tiranë dhe Anisa Ruseti që më kujtuat edhe një herë se kur vendos zemrën të parën, çdo gjë bëhet më e bukur. #ZotiIBekoftëGjyshet #GjithmonëPërGjyshërit #AdoptoNjëGjyshe @bashkiatirane @erionveliaj @anisaruseti 🙏🏻❤️ Faleminderit dhe @reka_pasticeri që jeni gjithmonë me mua dhe gjithnjë pranë atyre që kanë nevojë për dashuri 😍

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on