• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Adi Krasta, ky nostalgjik i pandreqshëm

Prezantuesi i njohur Adi Krasta është shkëputur për disa kohë nga skena. Të mos pasurit një emision të vetin e ka kthyer gazetarin në nostalgjik për të shkuarën dhe ekranin.

Pak kohë më parë Krasta është bërë pjesë e botës virtuale, duke hapur llogarinë e tij personale në “Instagram” çka rriti shpresat se më në fund do shihnim të postonte foto apo video shkëputur nga përditshmëria e tij. Por jo, ai sërish vendosi të qëndrojë hermetik në këtë aspekt.

Këtë llogari Adi ka vendosur ta përdorë në shërbim të së shkuarës, kujtimeve dhe punës disa vjeçare në ekran. Ai poston vazhdimisht foto me personazhet që ka pasur të ftuar në emisione të ndryshëm që ai ka prezantuar.

Krasta duket se është shumë nostalgjik për ekranin dhe profesionin e tij të jetës, por me siguri po pret të rikthehet vetëm ashtu siç ai di dhe siç ai do që të vijë tek publiku./revistawo.com