• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Adelina Tahiri shfaq format perfekte trupore, humb 27 kilogramët e fituar në shtatzëni

Adelina Tahiri ka qenë vazhdimisht aktive në rrjetet sociale pas lindjes së djalit dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit etapat e ndryshme të mëmësisë. Artistja shqiptare nuk e ka pasur problem të flasë publikisht edhe për kilogramët e shumtë që shtoi gjatë shtatzënisë. Pak kohë më parë ajo tregoi se kishte shtuar 27 kilogramë dhe e kishte të vështirë ta pranonte veten në atë formë. Megjithatë pas një “lufte” të gjatë me ushtrime fizike dhe dieta të ndjekura, duket se tani Adelina ka arritur peshën ideale. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto të trupit dhe format e saj fizike duken perfekte. Në fotografi ajo shfaqet e tonifikuar dhe me bel shumë të hollë, njësoj si para lindjes së djalit. “Po deshët besoni, po deshët jo, nga 84.8 kilogramë jam 58 kilogramë”, ka treguar Adelina gjithë krenari.

Për nënat është shumë e vështirë që pak muaj pas lindjes të humbasin kilogramët e tepërt, prandaj Adelina duhet përgëzuar për punën që ka bërë me trupin e saj. Kujtojmë se kjo është eksperienca e parë e këngëtares si nënë, sepse rreth 9 muaj më parë ajo solli në jetë një djalë të quajtur Jon. /revistawho.com