• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Adelina Tahiri: Meshkujt s’i përballojnë femrat e bukura, Shën Valentinin e pres me mamin

Këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri për herë të parë ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në trupin e saj përveç buzëve. “Unë deri më sot nuk ka bërë asnjë operacion plastik. Kam dalë publikisht dhe kam pohuar se kam fryrë buzët por ky nuk është operacion plastik, madje jam penduar për këtë fakt. Më shqetësojnë sulmet për pamjen pasi unë jam e drejtë dhe nuk kufizohem t’i them gjërat ashtu si jam. Kam postuar foto të mamit dhe të babit dhe bukurinë e kam të trashëguar prej tyre dhe jam krenare për këtë, pasi kam dy prindër të rinj e të bukur. Në një intervistë për “Bluetooth” biondja seksi ka pohuar gjithashtu se dita e të dashuruarve do ta gjejë të vetme. “Shën Valentinin do ta pres me mamin. Femrat e bukura e kanë shumë të vështirë të kenë një mashkull pranë vetes. Jo vetëm femrat e bukura por edhe të suksesshme e kanë këtë problem. Meshkujt i kanë frikë këto lloj femrash dhe nuk i përballojnë dot, ndoshta kjo është një nga arsyet pse jam singëll”, ka thënë Tahiri.