Adelina Ismaili është suprizuar nga bashkëshorti i saj në mënyrën më speciale të mundshme. Ditën e sotme ajo ka marrë dhuratë një makinë dhe ka shpjeguar përjetimet e saj me një story.
“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanet mbyllin gojë. Ti e di që unë materialiste nuk jam e as nuk kam qenë kurrë, nuk e dalloj Porchen-ë nga autobuzi. Por është dedikimi yt e dashnia, që sot e çdo ditë më bën të falenderoj zotin që jam grua. Gruaja jote. Faleminderit që ma bëre 8 marsin më të bukur në jetë. Të dua”, ka shkruar ajo.
Në video shfaqet edhe momenti kur pa makinën me një fjongo të madhe para vetes dhe emocioni ndihet. A nuk do donit dhe ju të kishit fatin e Adelinës për t’u surprizuar kështu?/revistawho.com