• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Modë

Adelina Ismaili muzë frymëzimi, fustanin që po “çmend” VIP-at ajo e ka veshur 15 vite më parë

Adelina Ismaili ka frymëzuar ndër vite të gjitha vajzat e skenës shqiptare. Stili i saj i veçantë dhe unik shpeshherë edhe është kopjuar pasi si gjithmonë këngëtarja në çdo videoklip të saj ka sjellë diçka të re. Ka edhe raste si ky që po ju paraqesim sot ku pas 15 vjetësh, një fustan të cilin ajo e ka veshur në videoklipin e këngës “Sex Bombë” po “çmend” të gjithë VIP-at e huaj, shqiptare, vajzat në Instagram etj. Nëse keni një llogari në Instagram është e pamundur të mos e keni parë të paktën një herë këtë fustan. Fustani me kristale Swarovski u përhap shumë pasi Kendall Jenner e veshi atë në ditëlindjen e saj në nëntor të vitit të kaluar./revistawho.com

Për më shumë shikoni videon: