• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Adele shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Adele është në një lidhje romantike me Rich Paul. Dy të rinjtë u fotografuan në tribunën e finales së NBA në Arizona, ditën e djeshme. Kjo është një dalje e rrallë publike për Adelën, por e para me partnerin e ri. Ka qenë reporteri i ‘ESPN’ që e deklaroi lidhjen e tyre duke komentuar faktin që Rich Paul kishte sjellë të dashurën në ndeshje. “E dashura e tij është Adele”, shprehet reporteri në lidhje direkte.

Por kush është djaloshi në fjalë? Rich Paul është një nga agjentët më të njohur sportiv të ‘NBA’. 39-vjeçari ka një pasuri që kap shifrat e 46 milionë dollarëve. Në 2020-ën, ai hyri në listën e ‘Forbes’ si një ndër agjentët më të fuqishëm të sportit në qarkullim./revistawho.com