• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Adele dorëzon kërkesën për t’u divorcuar nga bashkëshorti

Këngëtarja britanike Adele ka bërë kërkesë për t’u divorcuar nga burri i saj Simon Konecki, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura në SH.B.A.

Një përfaqësues tha se dyshja ishte e angazhuar për të rritur së bashku me dashuri djalin e tyre. Adele lindi djalin e saj, Angelo, në vitin 2012.

Ajo u martua me Konecki, një bankier investimesh në vitin 2016 pas pesë vitesh lidhje.

Adele është artistja më e shitur, me albumet e saj që kanë kryesuar listat 19, 21 dhe 25.

Në deklaratë shtohet se çifti, i cili njoftoi ndarjen e tyre në prill, kërkon intimitet dhe nuk do të ketë asnjë koment tjetër.

Adele dhe Simon u martuan në një ceremoni sekrete në vitin 2016, ndërsa Adele e përmendi për herë të parë publikisht faktin që ishte martuar gjatë fjalimit në “Grammy’s 2017”, ku ajo falenderoi burrin e saj./revistawho.com