• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A të presim komplet ndryshim programi nga Tayna?

Nëse keni pritur që ta shikoni Taynën gjithë karrierën e saj duke bërë ‘rap’ atëherë është mirë të përgatiteni për disa ndryshme. Me një video të vetme, ajo ka treguar në llogarinë e saj se ka një debulesë të madhe për një zhaner tjetër muzikor, të cilën nuk e kishte treguar më parë.
“Kam diçka për këngët, balade qytetare të vjetra, vdes”, ka shkruar Tayna krah pamjeve ku duket se po e shijon shumë një këngë të tillë.
Epo nuk do të ishte çudi që pas disa kohësh vajzën që të gjithë janë mësuar ta shohin me ‘free style’, të sjellë një baladë e këngë qytetare ashtu sic nuk e kishin dëgjuar asnjëherë më parë. Gjithçka mund të ndodhë!/revistawho.com