• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

A shkon mirë familja e saj dhe e Stresit? Kejsi zbulon detaje mbi marrëdhënien e tyre

Kejsi dhe Stresi janë një nga çiftet më të dashur për të gjithë, kjo dhe për shkak të dedikimeve që ata i kanë bërë njëri-tjetrit herë pas here në publik. Lidhja e tyre ka qenë edhe më e fortë këtë periudhë që dyshja po përjeton një marrëdhënie në distancë, ndërsa Kejsi ka treguar se është një nga mbështetjet më të mëdha të reperit.

Së fundmi me një postim në ‘Instastory’, ajo ka treguar se përveç marrëdhënies së ‘shëndetshme’ që gëzon çifti, dhe mamatë e tyre ruajnë një miqësi të mirë.

“A shkon mirë mami jot me vjehrrën?”, ishte pyetja të cilës Kejsi ju përgjigj duke pohuar: “Të dyja familjet tona shkojnë shumë. Kur janë larg flasin çdo ditë, ndërsa kur janë afër pinë kafe çdo mëngjes. Lum ne për to”.

Me këtë përgjigje Kejsi ka treguar si çdo herë tjetër, se marrëdhënia midis familjes së saj dhe Stresit është mjaft e mirë./revistawho.com